Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Kofshë gjel deti me kërpudha

Koha e pregatitjes:

20 minuta ose më pak

Koha totale:

20 minuta ose më pak

Përbërësit:
Përbërësit për 2 persona 2 kofshë gjel deti 450 gr kërpudha 1 qepë pak kripë 1 degë rozmarinë pak vaj ulliri
Përgatitja:

Kjo recetë është një recetë e veçantë dhe shumë e mirë

Zakonisht kjo kofshë gatuhet në furrë me erëza të ndryshme dhe e shoqëruar me patate furre. Ky variant që ne sjellim është i thjeshtë për tu gatuar.

Ne i kemi pjekur në tenxhere presioni për të përgjysmuar kohën, por nëse ju nuk keni në dispozicion një të tillë, mund ti piqni në një tenxhere të thjeshtë.

Në një tenxhere hedhim vaj ulliri dhe qepën e grirë. E kavërdisim pak dhe më pas vendosim kofshët me kujdes. I skuqim nga të gjitha anët. Më vonë shtojmë kërpudhat, (ne kemi përdorur 1 qeskë me kërpudha të ngrira, por nëse ju keni kërpudha të freskëta shija do të jetë akoma më e mirë).

I trazojmë mirë të gjithë përbërësit, shtojmë pak kripë dhe degën e rozmarinës. I hedhim dhe një gotë ujë ose brodo.

Mbulojmë tenxheren me kapak dhe e lemë të ziejë. Koha e pjekjes së gjelit të detit zakonisht është rreth 45-50 minuta në tenxhere normale dhe rreth 20 minuta në tenxhere me presion.

Pasi është pjekur, e vendosim mishin në pjatë dhe e shoqërojmë me kërpudhat.

Author : Kaltrina.z