Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Oriz Integral me Gjoks Pule

Koha e pregatitjes:

10-15 Minuta

Koha totale:

40 Minuta

Përbërësit:
  •    1 gotë oriz integral
  •    2 gjoks pule
  •    1 qepë, e grirë
  •    2 thelpinj hudhër, të grirë
  •    1 karrotë, e grirë
  •    1 gotë perime të ngrira (opsionale)
  •    2 lugë vaj ulliri
  •    Kripë, piper, lëng perimesh (ose ujë)
Përgatitja:
  • Përdorni Tigan Grill për të skuqur gjoksin e pulës derisa të bëhet i artë dhe i pjekur mirë, pastaj hiqeni dhe lëreni mënjanë.
  • Në Tiganin e Thellë, ngrohni vajin dhe skuqni qepën dhe hudhrën deri sa të zbuten, më pas shtoni karrotën dhe perimet e ngrira.
  • Shtoni orizin dhe lëngun e perimeve në Tenxheren e Thellë, duke e përzier për të shmangur ngjitjen. Lëreni të ziejë me Kapak për 35-40 minuta, derisa orizi të jetë i butë dhe të ketë përthithur gjithë lëngun.
  • Pasi orizi është gati, shtoni pulën e skuqur, përzieni dhe lëreni disa minuta që shijet të bashkohen.

Author :