Pasta pule, recetë nga Mali i Zi
Koha e pregatitjes:
Më shumë se 1 orë
Koha totale:
Më shumë se 1 orë
- Përbërësit:
-
- 6 lugë gjelle margarinë
- 1 ½ lugë gjelle hudhër e grimcuar
- 1 degëz trumzë
- 1 degëz sherbelë
- 1 degëz rozmarinë
- 6 lugë gjelle miell
- 5 filxhana qumësht
- 12 copëza pasta të pa ziera (lazanja)
- 3 filxhana pulë e gatuar, e grimcuar
- 2 filxhana bizele
- 1 filxhan parmezean + më shumë për zbukurim
- 1 filxhan ujë
- ¼ filxhan therime buke
- Majdanoz I grimzuar, për zbukurim
Servohen për: 15 persona
Koha e pergatitjes:1 orë e 30 min
Këshillë:
- Ndaje brumin me ndarësin në 18 katrorë të barabartë!
- Spërkate me parmezan dhe majdanoz për shije më të mirë. Shoqërohet me verë të kuqe.
- Përgatitja:
-
1. Shkrije margarinën, shto hudhrat, trumzën, sherbelën dhe rozmarinën. Fërgoj dher pastaj largoje trumzën, sherbelën dhe rozmarinën.
2. Shto miellin dhe përziej.
3. Shto qumështin, kohë pas kohë dhe pëziej pas secilës herë që e shtoni qumnështin. Përsëritë këtë proces deri sa të largohet i gjithë qumështi. Vazhdoni përzierjen deri sa përbërja të trashet.
4. Lyeje me yndyrë tavën. Pjesën e poshtme mbuloje me një shtresë pasta, gjysmëen pulës, gjysmën e bizeleve, 1/3 filxhan parmesan, 1/3 filxhan ujë dhe 1/3 e salcës. Përsërite edhe njëherë. Mbuloje me petë, ujin e mbetur dhe djath.
5. Mbuloje me fletë metalike(ose përdor kapakun e tavës Stone Legend) dhe gatuaj për 40 minuta në 200°C.
6. Largoje fletën metalike, spërkate përmbi me therrime buke. Pjeke për 5-10 minuta deri sa të bëhet ngjyrë kafe.
7. Servoje me majdanoz të grimcuar për zbukurim.