Patate a la crème
Koha e pregatitjes:
Më shumë se 1 orë
Koha totale:
Më shumë se 1 orë
- Përbërësit:
-
• ¾ kg patate të reja, të pastruara
• 3 lugë gjelle vaj ulliri
• 3 thelpinjë të grimcuar hudhre
• 1 lugë çaji kripë e trashë
• 1/2 lugë çaji piper i zi
• 150 g djathë dhie
• 1/4 filxhan qumësht
• 1/3 filxhan djath i grimcuar parmezan
• 1 lugë gjelle rozmarinë e freskët
- Përgatitja:
-
Përgatitja:
1. Nxeje furrën në 200°C. Lyeje tavën me vaj ose margarinë. Vendose anash.
2. Prej në feta patatet deri në 3 mm. Vendosi patatet në një tas të madh,spërkati me vaj ulliri pastja vendos edhe thelpinjët e hudhrës së grimcuar, kripën dhe piperin.. Përziej që të bëhet një shpërndarje sa më e barabartë.
3. Shpërndaj 1/3 e riskave të patateve në fundin e tavës.
Shënim: Ju mund ta vendosni ndarësin në tave që të përfitoni 3 – 18 porcioni, të gatshme të servohen pas pjekjes! here you can equipe the roaster ëith baking divider so that you ëill prepare 3-18 portions, ready to serve immedaitely after baking!
Grimvoje gjysmën e djathit dhe hudhe përmbi. Përsërite të njejtën gjë me 1/3 e patateve tjera, dhe me djathin e mbetur dhe në fund bëje shtresën e fundit me 1/3 e patateve të mbetura. Patatet mund të lëshojnë ujë gjatë qëndrimit në tas. Nëse kjo ndodh, thjesht li ujin në fund të tasit dhe shkundi patatet deri sa të largohet uji para se ti vendosni në pjatë..
4. Hedh qumështin mbi pjatë, pastaj spërkate me djath parmezani. Mbuloje pjatën me folie, pjek e për 30 minuta, pastaj hiqe folien dhe pjeke për 15 minuta tjerë deri sa të skuqe sipërfaqja. Vendos romzarinë për zbukurim.
Të servohet e nxehtë.