Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Peshk krap me therrime buke

Koha e pregatitjes:

20 minuta ose më pak

Koha totale:

20 minuta ose më pak

Përbërësit:
  • 2 gjysmë peshk krap
  • kripë
  • 150 g miell
  • 2 vezë
  • 250 g therrime buke
  • lëvore e 1 limoni të grimcuar
  • rreth 125 g margarinë e shkrirë

Përgatitja:
  • Pastroje peshkun dhe sigurohuni që të mos i mbetet asnjë halë. Pastaj preji filetot dhe ndani në porcione.
  • Grij lëvoren e limonit dhe përzije atë me therrime buke Kripose peshkun në të dyja anët, mbështjelle me miell dhe vezë dhe pastaj me therrime buke. Vendosi procionet në tavën e Stone Legend.
  • Nxeje furrën në 200°C Spërkate peshkun me margarinë të shkrirë në mënyrë që të pjeket më mirë. Pjek për 5 – 10 minuta varësisht madhësisë së porcioneve dhe kur sipërfaqaja të bëhet ngjyrë kafe spërkateni edhe njëherë me margarinë dhe përfundoni së pjekuri kur korja të bëhet ngjyrë ari në të kafe.

Servohet për : 4-6 persona

Këshillë:

  • Spërkati porcionet e mishit me margarinën e shkrirë.

  • Servoje me sallatë patatesh .

  • Gjithmonë shto pak limon në pjatë dhe shërbeje me aperitiv ose verë të bardhë

Author :