Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Petulla me Salmon të Tymosur

Koha e pregatitjes:

Deri në 45 minuta

Koha totale:

Deri në 45 minuta

Përbërësit:
  • 70 g miell
  • 40 g miell hikërror
  • 1 lugë sheqer
  • 1/4 lugë pluhur të pjekjes
  • 1/4 lugë kripë
  • 2 ve, ndani te bardhën e vesë prej të kuqës
  • 125 ml qumësht
  • 50 g gjalpë i shkrirë
  • 125 ml pavllakë
  • pak kripë
  • piper i freskët
  • një tufe rozmarine
  • 220 g salmon i tymosur
Përgatitja:
Shërbehet si një meze e lehtë me koktej, mëngjes i vonshëm apo me sallatë freskuese në drekë - në çdo rast kjo mrekulli e mbushur me salmon nuk do të lë askënd ftohtë. Hapi 1: Përzijeni miellin, kripën, pluhurin pjekjes, dhe sheqerin në një tas. Në një tas tjeter tunde të kuqen e vezë, shtoni qumështin dhe përzijeni në miell. Tunde te bardhën e vezës në një mikser pastaj perzijeni në masë. Shto gjalpë dhe përzijeni deri sa tërë masa të jetë homogjene. Hapi 2: Lyeni një tigan Ceramica Prima Fry Pan me gjalpë të shkrirë dhe nxejeni mbi pllakë elektrike ose me gas. Vendos 1 1/2 lugë nga përzierja mbi tigan për të bërë një petull. Lejeni ne zjarr derisa flluskat shfaqet në sipërfaqe, për rreth 1-2 minuta, kthejeni në anën tjetër dhe pjekeni për një minutë. Shtoni gjalpe ne tigan secilen here qe e shtoni petullen tjeter. Hapi 3: Si fill kombinojeni kremin, kripen, piperin dhe rosmarinen. Vendosni një luge fill mbi cdo petull dhe permbi vendosni nje rriskë te holle salmon. Ju bëfte mirë!

Author : Janko in Metka