Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Qebapa me tuna dhe salcë Miso

Koha e pregatitjes:

20 minuta ose më pak

Koha totale:

20 minuta ose më pak

Përbërësit:
  • 1 gotë - 250 ml miso të bardhë (pasta nga soja)
  • 1/2 gotë - 125 ml mirin (verë e ëmbël Japoneze nga orizi)
  • 1/2 gotë - sheqer
  • 1/4 gotë - ujë
  • 1/2 gotë - majonezë
  • 1 kg Ton (Tuna steak), të prerë në kube rreth 3cm
  • pak vaj
Përgatitja:

Qebapat me tuna në stil Japonez janë opcion i shkëlqyer për drekën tjuaj. Shërbej ato me sallatë të freskët ose me oriz.

Hapi 1:

Në Tiganin për salcë Delimano® Ceramica në temperaturë të ulët hidh Miso, Mirin, sheqerin, dhe ujin duke i zier deri sa të shkrihet sheqeri. Largoje këtë enë nga zjarri dhe shto majonezën duke e përzier mirë, më pas lëre të ftohet kjo masë në temperaturë dhome.

Hapi 2:

Veje tonen në një qese plastike (që mund të mbyllet), zbraze marinadën në atë qese ku është tona, mbylle mirë dhe veje në frigorifer për një orë. Tiganin Delimano® Ceramica nxehe mirë (senzori i temperaturës në dorezë do bëhet i kuq) dhe hidh pak vaj në tigan. Fut copat e mishit të Tonit në shkopinj kuzhine, hidh pak vaj mbi ta dhe fërgoi për 2 minuta secilën anë.

Author : Delimano