Qebapa turke
Koha e pregatitjes:
20 minuta ose më pak
Koha totale:
20 minuta ose më pak
- Përbërësit:
-
- 1 lugë kafeje fara të kopërit,
- 1 thelb hudhre
- 400 gr mish të bluar (grirë) të gjelit të detit
- 2 lugë gjelle origano të freskët, borzilok ose trumzë (thyme)
- 1 limon të madh
- Kripë dhe piper të zi të bluar freskët
- 2 feta të trasha të bukës së bardhë, pa kore, prej në kube rreth 2 cm
- 8 gjethe dafine
- Vaj ulliri
- 400 gr sallatë të freskët
- Përgatitja:
-
Qebapa turke të shkëlqyera me shije të lehtë dhe të freskët
Hapi 1:
Shtyp farat e kopërit bashkë me hudhrën në një enë dhe hidh pak krip. Përzije mishin e bluar të gjelit të detit me kopër dhe hudhrën e bluar, shto erëzat (mëlmesa), krip dhe piper. Qëroje lëkurën e limonit bashkë me shtresën e bardhë që është nën lëkurë, duke e prerë në katër rriska të trasha, më pas prej në copa më të vogla në formë kube.
Hapi 2:
Më pas formo qofte të vogla, përreth 2 cm. Tani merr shkopinjtë e kuzhinës dhe fillo të ndërtosh qebap për hell duke vënë së pari në shkop një copë bukë, pastaj një qofte, limon, edhe një qofte tjetër, gjethen e dafinës, dhe në fund edhe një copë bukë. Spërkate këtë qebap me vaj ulliri kryesisht mbi copat e bukës.
Hapi 3:
Vëje mbi zjarr Tiganin Delimano® Ceramica, ose Delimano® Ceramica Tenxheren e cekët derisa të nxehet mirë (senzori i temperaturës do bëhet i kuq) dhe fillo të pjekësh qebapët në përreth 8 minutash, duke i rrotulluar. Kujdesu që qoftet e gjelit të detit të mos jenë të errëta para se të pjekën edhe përbrenda.
Shërbeje me sallatë, një rriskë limoni dhe vaj ulliri.