Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Receta ‘Spageti’ me salcë bolonjeze

Koha e pregatitjes:

20 minuta ose më pak

Koha totale:

20 minuta ose më pak

Përbërësit:
* 1/2 kg spageti e 2 kokë qepë * 250 gr mish i grirë * 1 lugë erëza të përziera * 1 lugë sheqer * 2 thelpinj hudhër * majdanoz * 200 ml ujë * 100 ml salcë domatesh * e vaj, kripë dhe piper i zi
Përgatitja:
Në tenxhere në zjarr me ujë me kripë dhe vaj i ziejmë spagetat. Spagetat e ziera i derdhim në kullojsë dhe i shpëlajmë me ujë të ftohtë. E grijmë qepën dhe e skuqim në tiganin me vaj. Pasi zbutet qepa, në tigan e shtojmë mishin e grirë. Pasi skuqet mishi, në tigan e shtojmë hudhrën e grirë. Hedhim erëza të përziera dhe majdanozin e grirë. Hedhim kripë dhe piper të zi. E shtojmë salcën e domates dhe ujin. Pastaj, e shtojmë edhe sheqerin. Spagetat e kulluara i vëmë në pjatë të thellë. Sipër hedhim salcë bolonjeze. Sipër hedhim parmezan. Zbukurojmë me një degë majdanozi në mes të pjatës.

Author : K.Z