Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Rolladë pule me përshutë

Koha e pregatitjes:

Më shumë se 1 orë

Koha totale:

Më shumë se 1 orë

Përbërësit:

• 600 g gjoks pule

• 12-16 copëza domate të thata të marinuara

• 12 djath i tymosur

• 100 g kërpudha, të prera në copëza

• 4 tranguj të vegjël

• 16 copëza proshut e tymosur

• 20 g margarinë, për skuqjen e kërpudhave

• 2-3 lugë gjelle vaj ulliri për lyerjen e tavës

• Kripë e trashë deti

• Piper i zi i bluar

• trumzë e freskët

Për zbukurim :

• 1 kg patate

• 1/2 lugë çaji piper i zi

• rozmarinë e thatë

• piper i zi

• kripë

• vaj ulliri

Përgatitja:

1. Kërpudhat e prera skuqen me margarinë me një tenxhere dhe u hidhet kripë dhe piper.

2.Gjoksi i pulës ndahet në dy; pastaj secila pjesë prehet në mënyrë që të ketë fileto të së njejtës madhësi. Rrihen me mulli mishi dhe bëhen me kripë dhe piper.

3. Në dërrasë druri vendosi 3-4 pjesë proshutë. Duhet që të vendosen mbi njëra tjetrën në skajet e tyre.

4. Vendosi filetot e pulës përgjatë copëzave të proshutës. Pastaj vendoseni djathin, pastaj kërpudhat trangujt e vegjël dhe domatet e thata. Pastaj rroullohen për të formuar rolladë.

5. Fundi i tavës lyhet me vaj ulliri. Roladat vendosen në tavë. Spërkati me vaj ulliri; mund të shtoni trumzën varësisht prej shijes që dëshironi.

6. Për zbukurim, patatet i preni në madhësi mesatare. I përzieni me vaj ulliri, piper të zi, kripë, rozmarinë dhe piper të kuq – të gjitha këto në një enë të posaqme. Pastaj i vendosni në tavë ku janë roladat. Tavën e vendosni në furrë. i pjekni për 25 – 30 minuta në 180°C, derisa roladat të bëhen ngjyrë kafe dhe patatet të zbuten.

Servimi: 4 rollada

Koha e përgatitjes: 60min

Këshillë: Rollada janë të prera në pjesë të vogla dhe të servuara me gjethe spinaqi apo sallate, dhe me një gotë verë të bardhë

Author :