Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Si te pergadisim Pancakes

Koha e pregatitjes:

20 minuta ose më pak

Koha totale:

20 minuta ose më pak

Përbërësit:

Përbërësit për 12 pankeiks

  • 125gr miell
  • 200ml qumësht
  • 25gr gjalp
  • 2 vezë
  • 1 lugë sheqer
  • pak kripë

Për zbukurim

  • shurup/ mjalt/recel
  • sheqer pluhur
Përgatitja:

Pankeik ështënje lloj krepe e servirur për mëngjes sidomos nëAmerikën Veriore me nje diameter rreth 12-20cm. Receta tradicionale kërkon qësi përbërës kryesorë të jenë gjalpi, mielli, sheqeri, qumështi dhe vezët. Egzistojnë lloje të ndryshme të cilave u shtohet edhe kanellë apo vanilje, apo përdorimi i kosit në vend të qumështit. Në përgjithësi Pankeiks-et janë të ëmbla dhe shoqerohen me shurup panje, shurup frutash, recelapo mjalt. Por mund të jenë edhe të kripur me gjalp të shkrirë, vezë apo proshutë.

Paraprëgatitje: Nxjerrim gjalpin nga frigoriferi 30 minuta përpara se të fillojmë prëgatitjen e recetës. Në një enë përziejmë miellin, copat e gjalpit në temperaturë ambjenti, sheqerin dhe kripën. Shtojmë ngadalë të verdhat e vezëve dhe qumështin duke vazhduar përzierjen me një rrahës elektrik dërisa të përftohet një krem homogjen. Rrahim të bardhët e vezvve derisa të mos bien nga ena dhe ia shtojmë masës së mësipermë duke i lënë të pushojnë së bashku për pak minuta. Vendosim në zjarr një tigan të vogël me diametër 10/12 apo 15cm në të cilin shkrijmë copëza gjalpi. Hedhim një garuzhde nga masa e formuar dhe e lemë pak minuta në zjarr të avashem derisa të marrë ngjyrë të artë duke e kthyer më pas nga ana tjetër.

Pankeiks-et të sapo hequra nga zjarri i vendosim njëra sipër tjetrës duke i spërkatur me sheqer pluhur dhe duke i hedhur sipas dëshires recel, mjaltë apo shurup. Keshillë: Në receta të ndryshme, për ti bërë Pankeiks-et më të fryra i hidhet pak sode buke apo maja birre. Gjithashtu për ti shoqëruar mund të përdoret nutela, pana e ëmbël, gjalp kikiriku etj.

Author : K.Z