“Smoothie” për të humbur peshë
Koha e pregatitjes:
20 minuta ose më pak
Koha totale:
20 minuta ose më pak
- Përbërësit:
-
• 1 filxhan pjepër në kuba (150 gr) • 1 mollë jeshile • 1 kivi i qëruar dhe i copëtuar • 5 lugë lëng limoni (50 ml) • 1 lugë gjelle mjaltë (25 g) • 1 gotë ujë (200 ml)
- Përgatitja:
-
A dëshironi të humbni peshë në mënyrë të shëndetshme? Ky “smoothie” i bërë nga pjepri dhe kivi mund të jetë i dobishëm nëse konsumohet çdo ditë, pasi favorizon eliminimin e yndyrës dhe do të përfitoni nga efekti diuretik i tij. Kjo është një pije freskuese dhe të shëndetshme. Do ju prezantojmë me një pije të shkëlqyer për ju që doni të humbni disa kilogramë më shumë. • Është shumë i lehtë për t'u përgatitur. Gjëja më e rëndësishme është që të gjeni fruta organike. Vetëm në këtë mënyrë do të përfitoni nga përbërësit ushqyes të tyre. • Shmangni blerjen e kivit dhe pjeprit shumë të pjekur, përndryshe niveli i sheqerit nga këto fruta mund të jetë tepër i lartë dhe do të na sjellë më shumë dëm sesa dobi. • Prisni në kuba 150 gramë pjepër. Qëroni kivin dhe e prisni në feta të holla. • Më pas, qëroni mollën, i hiqni farat dhe e prisni në katër pjesë. • Në “smoothie”-n tuaj me pjepër dhe kivi shtoni edhe pak lëng limoni, në mënyrë që të forcojë edhe më shumë nivelet e vitaminës C. • Merrni blenderin: hidhni gotën e ujit, pjeprin, mollën, kivin, limonin dhe mjaltin. • Ju do të fitoni një “smoothie” shumë të mirë për t’u pirë në mëngjes. Nëse ju preferoni, mund të shtoni pak kube akulli për të shijuar një pije freskuese.