Supë pule me fije - Recetë për tenxhere me presion ( 4 persona)
Koha e pregatitjes:
20 minuta ose më pak
Koha totale:
20 minuta ose më pak
- Përbërësit:
-
• 1 lugë gjelle gjalpë • 1 qepë e prerë në rriska • 4 karrota të qëruara dhe të prera • 1 selino e prerë • 1.5l lëng mishi ose ujë • 250 gr mish pule i prerë • 1 lugë kripë • Piper i zi – i bluar • Noodles(fije) nga vezët, të gatuara sipas udhëzimeve në paketim
- Përgatitja:
-
1. Pa e vendosur kapakun prekeni funksionin STEW dhe shtoni gjalpin në tenxheren e brendshme. Pasi të shkrihet gjalpi, shtoni qepët dhe përzieni deri në 2 minuta. Shtoni karrotat dhe selinon dhe së bashku përzijini kohë pas kohe për 5 minuta. 2. Shtoni lëngun e mishit dhe mishin e pulës. Mbylleni kapakun dhe valvulën për lirimin e presionit dhe në fund shtypeni funksionin SOUP. 3. Vendosi kripë dhe piper dhe është gati për servim.