Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Tavë me makarona dhe kungulleshka në furrë

Koha e pregatitjes:

20 minuta ose më pak

Koha totale:

20 minuta ose më pak

Përbërësit:

▪ 400 g makarona

▪ 1 fetë djathë deleje

▪ 3 kungulleshka

▪ 3 qepë të vogla

▪ 4 lugë vaj ulliri

▪ Kikirikë

▪ Borzilok

▪ Kripë

▪ Piper

Përgatitja:
  • Pastroni dhe prisni në feta kungulleshkat. Prisni edhe qepën në copa të vogla katrore. Hidhni në një tigan 4 lugë vaj ulliri dhe skuqni qepën.
  • Pasi të marrë ngjyrën karakteristike, shtoni edhe kungulleshkat, kripën, piperin. Ulni zjarrin që të skuqen së bashku për 5 minuta.
  • Hidhni në një mikser borzilokun, një pjesë nga kungulleshkat dhe gjysmën e djathit, derisa të krijohet një masë e plotë.
  • Në një tenxhere, zieni makaronat, kullojini, shtoni salcën e përgatitur, pak vaj dhe pjesën e mbetur të kungulleshkave.
  • Hidhni pak vaj në një tavë dhe shtoni makaronat, kikirikët dhe pjesën e mbetur të djathit.
  • Piqeni tavën në furrën e ngrohur më parë, për rreth 35 minuta

Author : Delimano Kosove