Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Tiramisu - Recetë e shpejtë me Robot Kuzhine

Koha e pregatitjes:

20 Minuta

Koha totale:

20 Minuta

Përbërësit:

Për Kremin:

  • • 250g mascarpone
  • • 3 vezë
  • • 80g sheqer
  • • 200ml pana e lëngshme për ëmbëlsira

Për Shtresat:

  • • 200g biskota savoiardi
  • • 250ml kafe e zezë e fortë
  • • 2 lugë kakao pluhur
Përgatitja:
  • Përziej të verdhat e vezëve me sheqerin derisa të bëhen kremoze dhe i vendosni në Robot Kuzhine nga Delimano.
  • Shtoni mascarpone dhe përziejeni mirë.
  • Rrihni të bardhat e vezëve në një enë tjetër derisa të bëhen shkumë e fortë, pastaj bashkojini me kujdes me kremin e mascarpone.
  • Rrihni panën e ëmbëlsirave dhe shtojeni në përzierje.
  • Zhysni shpejt biskotat savoiardi në kafen e ftohur dhe vendosini në një tavë.
  • Shtoni një shtresë kremi dhe përsëritni deri në përfundim të përbërësve.
  • Mbulojeni me kakao pluhur dhe lëreni në frigorifer për të paktën 4 orë para se ta shërbeni.

Author :