Torta Përralla arabe
Koha e pregatitjes:
Deri në 45 minuta
Koha totale:
Deri në 45 minuta
- Përbërësit:
-
Nevojiten për koren: ▪ 2 vezë ▪ 150 gr sheqer ▪ 150 gr margarinë ▪ 4 lugë kakao ▪ 25 dkg miell ▪ një qese pluhur për simite Nevojiten për fill: ▪ 1 limon ▪ 2 dl qumësht ▪ 5 lugë grizë gruri ▪ 150 gr margarinë ▪ 20 dkg sheqer Dekorimi: ▪ 10 dkg çokollatë dhe arra të grimcuara ▪ 40 gr margarinë ▪ 2 lugë kakao ▪ 1 lugë vaj ▪ 6 lugë qumësht
- Përgatitja:
-
Për të bërë koren, tundni vezët dhe sheqerin në një enë të thellë dhe shtoni kakaon dhe përzieni. Në enën tjetër përzieni miellin dhe pluhurin për simite dhe shtoni margarinën të cilën e keni bluar në rende dhe ngjisheni me duar. Shtoni përbërjen e vezëve dhe bashkoni. Ndani në 3 pjesë, holloni në kore të rrumbullakëta dhe piqni në 180 gradë rreth 15 minuta. Për të bërë fillin, zieni në zjarr të dobët qumështin dhe sheqerin, gradualisht duke i përzier. Pasi të vlojë, zvogëlojeni zjarrin dhe shtoni grizin e grurit dhe përzieni derisa të dendësohet. Përzieni margarinën me lëngun e limonit dhe bashkoni me grizin dhe me mikser përzieni përbërjen. Lyeni fillin e kores dhe rendisni njërën mbi tjetrën. Çokollatën dhe kakaon shkrini në margarinë, qumësht dhe vaj, ftohni dhe lyeni tortën. Hidhni sipër arrat.