Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Tortë FANTA

Vështirësia

Cooking time:

25 minuta

Koha e pregatitjes:

15 minuta

Përbërësit:
  • 3 vezë
  • 50 gr. sheqer
  • 100 ml. qumësht
  • 100 ml. vaj
  • 150 gr. miell
  • 12 gr. pluhur për pjekje
  • 1 portokall

Kremi

  • 1 litër qumësht
  • 3 puding vanilje
  • 7 lugë sheqer

Shtresa Fanta

  • 600 ml. lëng fanta
  • 4 lugë gjelle sheqer
  • 4 lugë niseshte
Përgatitja:

Hapi 1

Në një enë të thellë hedhni vezët, sheqerin dhe i përzieni me mikser. (Ju rekomandojmë robotin e kuzhinës nga Delimano). Pasi të formohet një masë e njejtë, ia shtoni qumështin, vajin dhe i përzieni përsëri. Pastaj shtoni miellin, pluhurin për pjekje dhe i përzieni. Sipër masës grini lëvore portokalli.

Hapi 2

Një tepsi me madhësi 20/30 cm e lyeni me gjalpë dhe mbi të e vendosni masën e tortës. E pjekni për 25 minuta në temperaturë 200 gradë Celcius.

Hapi 3

Në një tenxhere mbi zjarr hidhni 1 litër qumësht, pluhurin e pudingut, 7 lugë sheqer dhe i përzieni derisa të trashet kremi. Pasi të jetë gati, kremin e hidhni sipër tortës. Po ashtu, vendosni edhe copëza portokalli.

Hapi 4

Në një enë tjetër hidhni lëngun e Fanta-s, 4 lugë sheqer, 4 lugë niseshte dhe përziejni masën deri sa të trashet. Pastaj e hidhni sipër tortës dhe e rrafshoni sipërfaqen me lugë. Tortën e lini të ftohet në frigorifer për 3 orë. Nëse e përgatisni, ju bëftë mirë. Për ta parë recetën me video, klikoni këtu.

Author : Kuzhina e Albës