Tortë festive recetë nga Delimano
Koha e pregatitjes:
20 minuta ose më pak
Koha totale:
20 minuta ose më pak
- Përbërësit:
-
Për pandispanjën I dhe II: ▪ 12 vezë ▪ 12 lugë gjelle sheqer ▪ 8 lugë gjelle arra të bluara ▪ 4 lugë gjelle thërrime buke ▪ 2 lugë gjelle miell ▪ 2 decilitra qumësht
Për pandispanjën III: ▪ 9 të bardhë të vezëve ▪ 450 g sheqer ▪ 1 lugë gjelle uthull
Për kremin I: ▪ 9 të verdhë të vezëve ▪ 1 puding vanilje ▪ 5 lugë gjelle sheqer ▪ 5 dl qumësht ▪ 125 g margarine ▪ 100 g çokollatë për zierje
Për kremin II: ▪ 5 decilitra qumësht ▪ 2 pudingë vanilje ▪ 6 lugë gjelle sheqer ▪ 200 g margarine ▪ 200 gramë sheqer pluhur
Për dekorim: ▪ 3 dl shtalpë e ëmbël ▪ 100 g çokollatë
- Përgatitja:
-
Pandispanja I dhe II: 1. Në enë të përshtatshme tunden 6 të bardhë të vezëve derisa të fitohet një shkumë e trashë, e pastaj gradualisht shtohen 6 lugë gjelle sheqer dhe tunden gjatë tërë kohës, derisa të shkrihet sheqeri. 2. Në enë të veçantë tunden 6 të verdhë të vezëve, 2 lugë gjelle thërrime buke, 4 lugë gjelle arra të bluara, 1 lugë gjelle miell dhe 1 decilitër qumësht. Shtohet shkuma e të bardhëve të vezëve dhe përzihet ngadalë. 3. Në kallëpin e rrumbullakët për tortë shtrohet letër për pjekje, derdhet në të masa e përgatitur dhe piqet, derisa të skuqet, në furrën e nxehtë paraprakisht në 200°C. Në të njëjtën mënyrë, nga harxhi i mbetur, piqet edhe një pandispanjë. Pandispanja III: 1. Të bardhtë e vezëve tunden derisa të fitohet një shkumë e trashë, e pastaj gradualisht shtohet sheqeri dhe tundet gjatë tërë kohës, derisa të shkrihet sheqeri. Nga fundi shtohet edhe uthulla dhe përzihet edhe 2 minuta. 2. Në kallëpin e rrumbullakët për tortë shtrohet letër për pjekje, derdhet në të masa e përgatitur dhe piqet 90 minuta në furrën e nxehtë paraprakisht në 150°C. Kremi I: 1. Në tenxhere të vogël derdhen 4 decilitra qumësht, shtohet sheqeri dhe zihet derisa të vlojë qumështi. 2. Në enë të veçantë tunden qumështi i mbetur, të verdhtë e vezëve dhe pluhuri i budingut të vaniljes. Të gjitha këto derdhen në qumështin e vluar. Zihen në temperaturë mesatare, duke përzier gjatë tërë kohës, derisa të trashet kremi. 3. Në kremin ende të nxehtë shtohet çokollata e copëtuar dhe përzihet derisa të shkrihet çokollata, e pastaj kremi lihet të ftohet. 4. Në kremin e ftohur shtohet margarina e zbutur dhe tundet me mikser. Kremi II: 1. Në tenxhere të vogël derdhen 4 decilitra qumësht, shtohet sheqeri dhe zihet derisa të vlojë qumështi. 2. Në enë të veçantë tunden qumështi i mbetur dhe pluhuri për buding vanilje. Derdhen në qumështin e vluar. Zihen në temperaturë mesatare, duke përzier gjatë tërë kohës,derisa të trashet budingu. 3. Në enë tjetër tunden margarina e zbutur dhe sheqeri pluhur. Këto i shtohen budingut të ftohur dhe miksohen. Finalizimi: 1. Pandispanja Iyhet me kremin e verdhë. Mbulohet me pandispanjën III. Pastaj shtrihet kremi i çokollatës dhe mbulohet me pandispanjën II. 2. Torta pastaj Iyhet me krem pana të shtalpës së ëmbël dhe përmbi derdhet çokollata e shkrirë.