Embelsirë me hurma, çokollatë dhe kafe
- Përbërësit:
-
- 150 gr gjalpë
- 1/4 filxhan kakao
- 250 ml ujë të vluar
- 1 1/2 luge të gjellës instant kafe (nesscafe)
- 1 shkop vanilje
- 1 lugë kafeje sodë buke
- 200 gr hurma, pa bërthama dhe të grira
- 250 gr miell, 200 gr sheqer kafe
- 2 lugë kafeje pluhur paste
- 2 vezë
- Pak vaj, pak kripë
- Përgatitja:
-
Bëje pasditen tuaj 10 herë më të mirë me tortën me hurma, çokollatë dhe kafe
Hapi 1:
Hidh pak vaj në tiganin Delimano® dhe spërkate me pluhur të kakaos.
Hapi 2:
Valoje ujin në tenxheren e thellë Delimano®. Në ujin e valuar shto kafen, farat e shkopit të vaniljes dhe sodën e bukës. Më pas shto hurmat, shtypi ato lehtë me piru dhe lëri që të ftohen në temperaturë të dhomës.
Hapi 3:
Në një enë të thellë, përzije miellin, kakaon, pluhurin e pastës dhe kripën. Me mikser rrah gjalpin bashkë me sheqerin kafe derisa sa të shkumoj. Shto vezët, një nga një, dhe përziej. Zbraze këtë në masën e hurmave dhe më pas shto edhe brumin e miellit.
Hapi 4:
Pastaj tërë këtë masë (brumë) zbraze në tavën Delimano® derisa ende është e ftohtë dhe pjeke në temperaturë të ulët për 40 minuta. Për ta kontrolluar se a është pjekur mund të përdorni një rrëmojse (kruajtëse dhëmbësh) nëse e fut në ëmbëlsirë dhe e nxjerrë të pastër nga ëmbëlsira. Pjeke ëmbëlsirën mbi shporet në vend të furrës.
Shërbeje me krem pana!