Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Vezë klasike

Koha e pregatitjes:

20 minuta ose më pak

Koha totale:

20 minuta ose më pak

Përbërësit:
  • 6 vezë
  • ¼ gotë majonezë
  • 1 lugë e vogël uthull e bardhë
  • 1 lugë e vogël mustard
  • ½ lugë e vogëlkripë
  • Piper i kuq për zbukurim
Përgatitja:

Veza bën pjesë në listën e 10 super-ushqimeve dhe jo pa arsye! Pavarësisht përmasave të saj (ajo përmban një sasi të madhe substancash ushqyese themelore për shëndetin tonë. E verdha e vezës, por edhe e bardha e saj përmbajnë një sasi të madhe proteinash dhe kolinë duke u përdorur gjerësisht në recetat e gatimit. Për shkak të përmbajtjes në sasi të mëdha të proteinave, Departamenti i Agrikulturës së Shteteve të Bashkuara i fut vezët në kategorinë e mishit në piramidën ushqimore. Pavarësisht të mirave ushqimore që ka veza, këto mund të prishen dhe të japin efekt të kundërt nëse ajo nuk është ruajtur në kushte të mira (në temperaturë të ulët), nëse pula nuk është e vaksinuar si dhe nëse dikush ka alergji prej saj.

  • Vendosini vezët në tigan dhe mbulojini me mjaftueshëm ujë 2.5 cm më lartë se sa kufiri ku ndodhen vezët • Nxejeni deri sa uji të filloj të zihet, pastaj mbulojeni, zvogëlojeni nxehtësinë dhe gatuani për 1 minutë
  • Largojeni nga nxehtësia dhe leni të mbuluara për 14 minuta. Kulloni dhe vendosni në ujë të ftohtë për 15 minuta. Kur vezët të ftohen, qëroni me kujdes në ujë të ftohtë
  • Preni vezët në gjysmë, ruajeni të verdhën e vezës dhe vendoseni anash të bardhën e vezës • Përzieni të verdhën e vezës, majonezin, uthullën, mustardën dhe kripën e trashë në gotën e gjatë.
  • Shpërndaje këtë përzierje në të bardhën e vezës dhe hudhi piper të kuq për zbukurim.

Author :