Set i enëve Legend (7 pjesë)
Legjendat u kthyen! Ato “enët e kuqe” për cilat keni pasur nostalgji, janë në stok përsëri! Këtë herë vinë të kombinuara në një set që mbulon të gjitha nevojat e përditshme për gatim: tenxhere (24cm), tepsi (28cm), dy tiganë (24 & 28cm), tigan për salca (16cm) dhe dy kapakë (24 dhe 28cm). Të gjitha enët kanë veshje cilësore me veti rezistente ndaj gërvishtjes dhe ngjitjes së ushqimit. Andaj, le t’i përvjelim mëngët dhe të gatuajmë ushqime legjendare me setin Legend!
- Më shumë
- Përshkrimi
- Më shumë
-
Legjendat u kthyen! Ato “enët e kuqe” për cilat keni pasur nostalgji, janë në stok përsëri! Këtë herë vinë të kombinuara në një set që mbulon të gjitha nevojat e përditshme për gatim: tenxhere (24cm), tepsi (28cm), dy tiganë (24 & 28cm), tigan për salca (16cm) dhe dy kapakë (24 dhe 28cm). Të gjitha enët kanë veshje cilësore me veti rezistente ndaj gërvishtjes dhe ngjitjes së ushqimit. Andaj, le t’i përvjelim mëngët dhe të gatuajmë ushqime legjendare me setin Legend!
Më shumë - Përshkrimi
-
Enët e kuqe - e vetmja legjendë e vërtetë
Që nga viti 2010, Delimano ka bërë revolucion në kuzhinat shqiptare, duke sjellë enë inovative që janë rezistente ndaj gërvishtjes dhe ngjitjes së ushqimit. Me këtë risi, Delimano ka lehtësuar përgatitjen e ushqimit dhe pastrimin e enëve, por jo vetëm! Brendi ynë ka promovuar edhe ushyerjen e shëndetshme, me enët që ju mundësojnë të gatuani me pak ose aspak vaj. Ju kujtohen enët e kuqe, për shembull?
Qysh atëherë, shumë ujë ka rrjedhur nën urë… Shumë sete janë lansuar e janë ndërruar, por enët legjendare asnjëherë nuk janë harruar! Dhe Delimano i solli përsëri, sepse shumë prej jush i keni kërkuar!
Legjenda thotë se nëse gatuani me enët e kuqe Stone Legend, do të kurseni më shumë vaj e do të hani më shëndetshëm. Po ashtu, ju do të kurseni kohë, sepse këto enë pastrohen shumë lehtë. Dhe kjo legjendë është e vërtetë! :)
Të punuara vetëm me materialet e cilësisë së lartë
Veshje shumë-shtresore Quantanium
Veshja Quantanium është ndër veshjet më moderne dhe më risi në treg, e cila i ka rrënjët nga një metodë shumë e vjetër e gatimit. Quantanium imiton gatimin në gur të vërtetë, pasi aliazhi përmban grimca të vërteta guri. Grimcat e gurit e ruajnë nxehtësinë dhe e përcjellin gardualisht te ushqimi, në mënyrë që lëngjet natyrale, vitaminat dhe shija të mbesin brenda ushqimit. Grimcat e gurit i japin ushqimit një shije tradicionale, sikur gjithçka të ishte gatuar në gur të vërtetë.
Veshja përbëhet prej 5 shtresave, prej të cilave 3 janë në bazë dhe 5 në veshje të tiganit. Kjo nënkupton se veshja është shumë e trashë, por ne nuk jemi ndalur me kaq. Për ta bërë edhe më të fuqishme, kemi shtuar grimca titani dhe guri, të cilat e përforcojnë veshjen edhe më shumë.
Smalti, materiali legjendar i shumëpërdorur
Smalti është një material shumë cilësor, i cili është përdorur në enë për dekada me radhë, për shkak të vetive të shkëlqyera që ka:
- Është i fortë, por i lëmuar dhe ka sipërfaqe jo-poroze
- Është rezistent ndaj kimikateve
- Është 100% i riciklueshëm
- I qëndrueshëm dhe rezistent ndaj gërvishtjeve
- Ngjyrë e cila zgjatë shumë
- Pastrohet lehtë
- Nuk digjet
Seti që plotëson çdo kuzhinë
Ky set legjendar përmban të gjitha enët dhe akesorët kryesorë që do t’ju duhen për gatime të përditshme. Thënë shkurt, ky set kombinon enët që do t’i përdorni për çdo shujtë e për çdo ditë.
- Një tenxhere (24cm)
- Një tepsi rrumbullake (28cm)
- Një tigan fërgimi (24cm)
- Një tigan fërgimi (28cm)
- Një tigan për salca (16cm)
- Një kapak (24cm)
- Një kapak (28cm)